Qështja mbi trashegiminë: trajtimi i padrejt i grave!

Qështja mbi trashegiminë: trajtimi i padrejt i grave!

Trashëgimia merret drejtëpërsëdrejti me shpërndarjen e pasurisë, d.m.th me administrimin e kalimit të pasurisë së të vdekurit tek pasardhësit. Në shumicën e shoqërive të hershme, në qytetërimin e lashtë, e drejta për të trashëguar pasurinë e të vdekurit shpesh i është dhënë djalit më të madh apo meshkujve të afërm të familjes. Femrave të farefisit u është dhënë më pak e drejtë për të trashëguar, ku në shumicën e rasteve e drejta e tyre është mohuar.

Në fakt, në qytetërimet më moderne, Ligji Anglez nuk i ka dhënë të drejtë grave, për të zotëruar pasuritë e tyre deri më 1880. Dekreti i Pasurisë së Gruas së Martuar është aprovuar nga parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm në vitin 1882, për të shfuqizuar ligjin e mëparshëm, i cili përcaktonte se gruaja e martuar nuk mund të zotëroj asnjë pasuri veçmas prej burrit të saj. E njëjta situatë po ndodhte edhe në Francë, ku kjo e drejtë është njohur vetëm në vitin 1930, d.m.th. më pak se 100 vjet më përpara. Kjo do të thotë sesi shoqëritë e lashta e administronin çështjen e trashëgimisë, ku trajtimi ishte në favor të burrave, ndërkohë gratë trajtoheshin si krijesa të dorës së dytë. Ky material ka për qëllim të shqyrtoj, se si janë përmirësuar padrejtësitë e bëra ndaj gruas, me kompletin e ri të ligjeve të paraqitura nga Islami, ku në të njëjtën kohë përpiqet t’u përgjigjet kritikave mbi ligjet e padrejta trashëgimore në ambientin Islam.

Për më tepër se 1400 vjet më përpara, Islami ka konturuar qartazi rregullat në lidhje me trashëgiminë nëpërmjet Kur’anit të Lartë. Ligji i shpallur në Kur’an është përdorur si bazë për shpërndarjen e pasurisë së të vdekurit sipas Islamit. Pyetja është nëse e ka administruar drejtësisht apo jo Islami këtë çështje, dhe në veçanti çështjen që ka të bëjë me trashëgueset femra?
Pikë së pari, nuk është çështje për tu diskutuar, nese munden apo nuk munden gratë muslimane të trashëgojnë prej pasurisë së lënë nga famialjarët, pasi Kur’ani e ka shpallur qartë:
“Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)”. (Sure Nisa’: 7)

Ky, pra është revolucioni i qartë që solli Islami, i krahasuar me situatën para Islame. Tradita arabe, përpara se të shpallej urdhri Kur’anor mbi trashëgiminë, në vijën e qytetërimeve të hershme të botës, i dha të drejtë trashëguese prej pasurisë së të vdekurit, vetëm të afërmve burra. Ndërkohë tradita xhahilije arabe e asaj kohe e konsideronte femrën si një objekt që mund të trashëgohej dhe mund të abuzohej lehtësisht me të, Islami e përmirësoi gjendjen e femrës në lidhje me trashëgiminë, duke i dhënë asaj të drejtën për të trashëguar prej pasurisë së familjes së saj. Duke u bazuar mbi këtë situatë, qartësisht mund të shohim se si Islami në sajë të shpalljes hyjnore të Profeti Muhammed a.s. mundi të mposhtë trajtimin e padrejtë të shoqërive të hershme, shumë kohë më para se ndonjë shoqëri moderne mund të krijonte një ligj të paanshëm mbi trashëgiminë, prej të cilët do të përfitonin si burri po ashtu edhe gruaja. Një krahasim mund të ngrihet midis këtij ligji mbi trashëgiminë, që është i shpallur në Kur’anin e Lartë, dhe atij të feve të tjera simotra. Le të shikojmë urdhrin Biblik mbi këtë çështje, nëpërmjet shpalljes së Musës në Testamentin e Vjetër.
“Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit. Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë: "Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t`u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t`u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre. Do t`u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t`u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t`ia kaloni bijës së tij. Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t`ua jepni vëllezërve të tij. Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t`ua jepni vëllezërve të atit të tij. Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t`ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun”. (Numrat 27: 5-11)

Duke parë në ligjin e mësipërm të verseteve, del se vajza mund të trashëgojë prej pasurisë së babait, vetëm në mungesë të një djali. Në rastin, kur ka edhe një djalë, të drejtat e vajzës mohohen të gjitha. Ky trajtim është disi i njëanshëm. Për veç kësaj, pyetja më e rëndësishme është, ku janë të drejtat e të vesë? Kapitulli 27 vazhdon të nënvizojë një listë me trashëgimtarë të lejueshëm për të trashëguar pasurinë, pa përmendur asnjë grua beqare si trashëguese ligjore, madje as të venë. Gjithkush mund të pyesi, cila është e ardhmja e të vesë, kur ajo është lënë pa asnjë lloj përkrahje?
Tani le të krahasojmë këtë me ligjin e shpallur në Kur’anin e Lartë:
“Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.” (Sure En Nisa’: 11)
Ajeti i mësipërm qartazi mbron të drejtat e të dyve si të mashkullit ashtu edhe të femrës, ku sigurohen të drejtat e bijve, të bijave, prindërve po ashtu si edhe të vëllezërve dhe motrave në një mënyrë jo të mundshme në Kapitullin 27. Kur’ani i lartë vazhdon duke nënvizuar si më poshtë:
“Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm”. ( Sure Nisa’:12)

Në kontrast me urdhrin Biblik, nëpërmjet kapitullit 27, Kur’ani, në po këtë ajet, por edhe në ajete të tjera, përfshin në veçanti të drejtën e të vesë. Ky ajet së bashku me ajetin 176 e të njëjtës sure gjithashtu konturon shpërndarjen e trashëgimisë, në situatën ku nuk ka anjë pasardhës prej të ndierit, ku i jep të drejtë në mënyrë të drejtë të dyve si burrit ashtu edhe gruas. Eshtë e panevojshme për tu përmendur, se ligjet e trashëgimisë të shpallura në sipas Kur’anit janë të plota dhe faktori më i rëndësishëm është se mbron të drejtën e të dyve si të trashëgimtarit burrë po ashtu edhe trashëgimtares grua, vlerë e cila nuk ka qenë e mundshme para periudhës Islame.
Mësymjet apo sulmet mbi ligjin Islam të trashëgimisë, përqëndrohen kryesisht mbi çështjen e “mosbarazisë”, midis pjesës së trashëguar prej mashkullit dhe pjesës së trashëgur prej femrës, siç përmendet në ajetin 11 dhe 12 të Sures Nisa. Vëzhgimi i këtyre ajeve në veçim, është mjaft i lehtë për kritikët injorantë të dalin me konkluzione, së është e “padrejtë” duke i dhënë më pak të drejta gruas sesa mashkullit, kur ndërkohë Kur’ani i mbron të drejtat e grave trashëguese (megjithëse ky trajtim i ashtuquajtur “i padrejtë” është i zbatueshëm vetëm për fëmijët, ndërsa prindërit, motrat dhe vëllezërit janë trajtuar barazisht në të dy ajetet pavarësisht nga gjinia).
Megjithatë, duhet ta shqyrtojmë këtë ligj së bashku me ligjet e tjera të vendosura në Islam në lidhje më pasurinë, për të parë balancin dhe vlerën pas rregullave të konturuara në suren Nisa’ ajeti 11-12. Fillimisht, duhet të shikojmë përgjegjësitë e përgjithëshme të një burri të krahasura me ato të gruas në konteksin Islam:
Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre… (Sure Nisa’: 34)
Kurani i Lartë e bën të qartë në ajetin e mësipërm se furnizimi për mbajtjen gruas është përgjegjësia e burrit. Sipas Sheriatit, ligjit Islam:
Sipas Sheriatit, ligjit Islam:

a) për një femër të pamartuar, sigurimi i jetesës duhet të sigurohet nga babai i saj. Në mungesë të babait, meshkujt e afërm, duke përfshirë vëllezërit, gjyshin dhe xhajat, janë përgjegjës për furnizimin e mbajtjes së saj.
b) Furnizimi për mbajtjen e një gruaje të martuar është përgjegjësi e plotë vetëm e burrit të saj (sure Nisa’: 5), burrit i kërkohet të paguaj mehrin për gruan e tij sipas martesës (Nisa:4). Ky mehër zotërohet i gjithi nga vetë gruaja dhe burri nuk ka asnjë të drejtë t’ia marri atë, edhe nëse divorcohen (Nisa:20-21)
c) Gruaja nuk ka asnjë obligim financiar, çfarëdo që ajo fiton apo trashëgon është vetëm pasurinë e saj personale. Ajo është e lirë ta shpenzoje pasurinë e saj në mënyrën që ajo dëshiron dhe burri nuk ka të drejtë ti marri as edhe një qindarkë të vetme, vetëm nëse ajo e dëshiron këtë.
d) Sipas divorcit, burrit i kërkohet të paguaj për atë mut’ah-in (Sure Bekare: 241) dhe furnizim gjatë ‘iddah-it (Sure Talak: 6). Përgjegjësia e furnizimit të fëmijëve pas divorcit është mbi shpatullat e burrit (Sure Bekare : 233)
Duke shqyrtuar pikat e përmendura me sipër, çdokush mund ta shikojë se sa e rëndë është përgjegjësia financiare e përcaktuar ndaj burrit, në lidhje me mbajtjen apo furnizimin e gruas, ndërkohë që gruaja ka shumë pak apo për të mos thënë fare obligime financiare. Në qoftë se mohohet e drejta e gruas për të trashëguar, do të ishte padrejtësi ndaj saj, pasi ajo ka lidhje me të ndjerin. E drejta akoma i jepet grave, si mbrojtje për to, në rast të ndonjë grindjeje, e cila mund të rezultoj në pasiguri dhe shtypje ndaj vetë grave. Megjithatë, do të ishte e padrejtë ndaj burrit, i cili ka përgjegjësi më të madhe financiare se gruaja, nëse ndarja e pasurisë do të ndahej barazisht midis burrit dhe gruas. Kjo është urtësia që fshihet pas këtij urdhri, në të cilin shumë kritikë harrojnë ta marrin në konsideratë. Islami e konturon këtë çështje në mënyrën më perfekte, duke krijuar një balancë midis të drejtave të gëzuara nga burrat po ashtu edhe të drejtave të gëzuara nga gratë. Eshtë e qartë se askush si rrjedhim nuk ndihet më keq, si rezultat i këtij ligji.
Akuzat për pabarazi dhe pandershmëri të bëra ndaj ligjit Islam mbi trashëgiminë, në këtë mënyrë nuk kanë asnjë bazë ndaj pretendimeve të tyre. Ndërsa shoqëria moderne lufton për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të mbrojtur të drejtat e burrave e të grave, Islami qëndron një hap më përpara, prej konturimit në mënyrën më të rafinuar dhe më të specifikuar të ligjit të trashëgimisë, të cilat janë njohur prej botës së qytetëruar para 1300 vjetësh. Ajo çka është më e habitshmja është se Islami u shfaq në kohën kur pozita e femrës ishte mjaft e ulët dhe ajo nuk gëzonte asnjë të drejtë, por Islami asnjëherë nuk dështoi për t’ia përmirësuar gradualisht pozitën e saj në standartet më të larta, duke i dhënë asaj trajtim më të drejtë, i cili shkonte përtej imagjinatës, duke marrë në konsideratë situatën para 1400 vjetësh.

Allahu e di më së miri!

 

Shkruajti

Kamer Ibishi


Coment

No comments found.