2 . I lajmë duartë deri përtej shuplakës tri herë.
3. I lajmë dhëmbët dhe shpërlajmë gojën dhe hundën, tri hërë. Me dorë të djathtë shpërlajmë gojën e me të majtë hundën.
4. E lajmë fytyrën, prej ku kanë dalur flokët e deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh, tri herë.
5. E lajmë së pari dorën e djathtë e mandej të majtën deri pas bryli, tri herë.
6. Me dorë të lagtë e prekim pjesën e përparshme të kokës (mes-h), një herë.
7. Me duar të lagëta i prekim veshtë dhe qafën, një herë. Gishtin treguaes e vejmë në vesh, gishtin e madh pas veshit, e me anën e jashtme të tyre e fërkojmë qafën.
8. E lajmë së pari këmbën e djathtë, mandej të majtën deri përtej nejve.
Duke marrë abdest e lexojmë kalimei shahadetin. Kur të marrim abdestin, fytyrën dhe duartë i terim me peshqir.
Nëse nuk kemi ujë të mjaftushëm, atëherë fytyrën,duartë dhe këmbët i lajmë vetëm nga njëherë dhe e fërkojmë kokën. Këto katër punë përbëjn¨´farzet e abdestit. Në këtë rast gojën dhe hundën s'i shpërlajmë, e as veshtë dhe qafën s'e fërkojmë. Me ujë abdest mund të falën shumë namaze.
Nëse nuk mundeni të arini ta përdoreni ujin atë herë mundeni të merrni tejmmum (spastrim me dhe)