99 Emrat e bukur të Allahut – Esmaullahi-l-Husna. prej: 50 deri 99

 


51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij.

52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi, dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme.

53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij.

54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë.

55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij nuk ndien lodhje.

56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tij ndaj çdo armiku. Atë që Allahu e merr në mbrojtje dhe përkujdesje, ai nuk mund të mposhtet kurrë.

57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë.

58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi.

59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca.

60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes. Me një fjalë, Allahu është Ai i Cili i rikthen krijesat pas jetës në vdekje dhe pas vdekjes në jetë.

61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e pluhur.

62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat.

63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim.

64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i Gjithmonshëm në sundimin e Tij.

65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim.

66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bujarinë e Tij kudo.

67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në sundim. I Vetmi Sundues Absolut, të Cilit nuk mund t’i mvishet ndonjë mangësi.

68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij. Është Ai për të Cilin ka nevojë çdo krijesë, kurse Ai nuk ka nevojë për asnjë prej krijesave. Ai është Zotëria dhe Sunduesi i vetëm i Universit.

69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat.

70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar.

71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur. Përshpejton një gjë, kurse vonon një tjetër. I jep përparësi një gjëje ndaj tjetrës. P.sh. ka krijuar së pari Tokën dhe qiellin e pastaj ka përcaktuar rrëskun e krijesave në to. Ka zgjedhur e dalluar disa pejgamberë nga disa të tjerë, do të thotë u ka dhënë përparësi disave ndaj disa të tjerëve.

72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim.

73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca.

74. EL-AHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të cilat i shpërndau në të.

75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë.

76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave.

77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë.

78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat. I Lartësuar është në Madhërinë e Tij. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me asgjë.

79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet.

80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet.

81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra. I frikësohemi hidhërimit dhe ndëshkimit të Tij, për shkak të ashpërsisë dhe Madhështisë hyjnore të Tij. Ai është tek i Cili nga droja dhe lakmia shpresojmë mëshirën.

82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit.

83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme. Ai kurrë nuk ka dëshirë të ndëshkojë dikë, përveç nëse mohuesit insistojnë në mëkate, atëherë dënimi i Tij nuk vonon.

84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi. Vullneti i Tij realizohet në tërë atë që krijoi, ashtu siç dëshiron Ai. Nuk ka shmangie nga ajo që ka përcaktuar Ai.

85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij. Vetëm Atij i takon madhështia dhe nderi. Madhështia është në vetë Qenien e Tij. Është fisnik dhe i ndershëm ndaj krijesave të Tij.

86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt.

87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së Tij. Është Ai tek i Cili janë të tubuara dhe gjenden të gjitha cilësitë e përkryera.

88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij.

89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave.

90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë që do. Poashtu është Ai Që privon dikë nga diçka me qëllim të ruajtjes së tij nga sprovat.

91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij.


92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet.


93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës. Ai i ndriçon zemrat e të sinqertëve me dritën e Tevhidit – Besimit. Me dritën dhe udhëzimin e Tij udhëzohen të udhëzuarit dhe të shpëtuarit.


94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi. Ai që udhëzohet nga udhëzimi i Tij, nuk mund të humbë, ndërsa ai që e humb Ai, nuk mund të gjejë udhëzues tjetër përveç Tij.


95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia.


96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim. Çdo gjë në këtë gjithësi do të zhduket e do të mbesë vetëm Allahu, i Përhershmi dhe i vetmi Mposhtës e Ngadhënjimtar.


97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave. Të Tij janë ç’ka në qiej e në Tokë. Zot i çdo gjëje.



98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti. Është Ai i Cili frymëzon dhe me urtësi udhëzon krijesat tek ajo që u sjell dobi, e në veçanti robërit e Tij të devotshëm, të cilët udhëzohen me udhëzimin e Tij.

99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin hyjnor.

 

 

Disa nga emrat e bukur të Allahut që nuk janë përmendur në Kur’an, por janë të përmendur në hadithet e Muhammedit a.s.

Mukal-libul kulub
Transmetohet nga Abdullah bin Omeri r.a. të ketë thënë: "Betimi i Pejgamberit a.s. ishte: "Jo, pasha Atë që i ndryshon zemrat” (Buhariu
El-Xhemil
Transmeton Abdullah ibn Mes’udi të ketë thënë:”Ka thënë i Dërguari i Allahut: "Nuk do të hyjë në Xhennet ai që në zemrën e tij ka edhe një grimcë mendjemadhësie” Atëherë një prej të pranishmëve tha: Njeriu ka dëshirë që rrobat dhe mbathjet e tij të jenë të bukura, për se Resulullahu tha: "Allahu është I Bukur dhe e do të bukurën, kurse mendjemadhësia është mosmirënjohja ndaj Allahut dhe nënçmimi i njerëzve” (Muslimi)
Subbuhun Kuddusun,
Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: I Dërguari i Allahut në ruku thoshte: "Subbuhun Kuddusun, rabbul melaiketi verr-rruh” – "I Lartësuar në Madhëri dhe i Pastër (nga çdo e metë) është Allahu, Zot i melaikeve dhe i Xhibrilit” (Nesaiu)
Musarrriful kulub
Në Musnedin e Imam Ahmedit, transmetohet se i Dërguari i Allahut shpeshherë përsëriste: "Ja musarrifel kulub sarrif kulubena ala ta-atike”-"O ndryshues i zemrave, ndryshoji, ktheji zemrat tona në respektin dhe nënshtrimin ndaj Teje”.
El-Vitr
Transmetohet nga Ebu Hurejra të ketë thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një, Ai është Tek dhe e do tekun. Ai që i numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në Xhennet. Allahu është Ai, pos të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Ai është…
Disa nga emrat e Allahut që nuk bën të përmenden ndarazi, veçse me emrin
tjetërpërcjellës si:
El-Mu’ti - El-Mani’ë
Ed-Darr - En-Nafi’ë
El-Kabid – El Basit
El-Muizz - El-Mudhil-l
El-Hafid - Er-Rafi’ë
P.sh. Nuk mund të përdoren vetmas emrat "El-Mudhil-l”, "Ed-Darr”, apo "El-Hafid”, sepse nuk përkojnë me etikën e mirësjelljes sonë ndaj emrave të bukur të Allahut.
Aponuk mund të ceket cilësia e hakmarrjes "Intikam” përveçse me ndonjë shtesë si p.sh."Azizun Dhuntikam”-"Allahu është Fuqiplotë që ndërmerr masa ndëshkuese (hakmerret ndaj kriminelëve)(Ibrahim, 47), ose "Inna minel muxhrimine muntekimun”- "Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve”, (Es-Sexhde, 22)
Emra të tjerë të Allahut që nuk janë cekur në hadithin që e përcjell Tirmidhiu nga Ebu Hurejra, por janë të cekur në Kur’an:
Rabb, El-Muhit, El-Kadiir, En-Nesir, El-Ilah (Ilah), Esh-Shakir, El-Karib, El-Kaim, En-Nasir, El-Fatir, El-Kahir, Alimul gajbi vesh-shehadeh, Es-Sadik, El-Mustean, El-Galib, El-Haafidh, Esh-Shedid, El-Hal-lak, El-Kefil, El-Hafijj, El-Mubin, El-Kafi, El-Gafir, Dhul Arshi, Refiu-d-derexhat, Dhul Kuvveh, El-A’ëla, El-Ekrem, El-Ehad.
Literatura e shfrytëzuar:
1. Ebul Kasim Abdul Kerim en-Nisaburi el-Kushejri "Sherh Esmaullahil Husna”, Kajro 2001.
2. Ahmed Abdul Xhevad "Ve Lil-lahil Esmaul Husna fed’uhu biha” , Bejrut, Pavit botimi
3. Muhammed Mutevel-li Esh-Sha’ravi "Esmaullahil Husna”, Kajro, 1993
4. Abdul Hamid Kishk "Esmaullahil Husna-ma’naha-fadluha-ed-dua’u biha”, Kajro 1990
5. Jasin Muhamed Rushdi "Huvallah”, Kajro 1991.
6. Muhamed bin Salih el Uthejmin "El-Kavaidul muthla fi Sifati-l-lahi ve Esmaihi el Husna”, Kajro, 2000
7. Muhammed Mutevel-li Esh-Sha’ravi "El-Akidetu fil-lah” vëll. 1-6, Kajro 2002
Flash Mesimi i Emrave Të All-llahut Fuqiplotit Gjithmëshirshmit
https://lehrer.schule.at/info/flash/asmaul.swf

__________________
Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen,ve bi Muhammedin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nebijjen.
(Jam i Kenaqur qe Zoti im eshte All-llahu,Feja ime eshte Islami,dhe Pejgamberi im Muhammedi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)

Coment

No comments found.