Shumë e lehtë dhe investim i leverdishëm

Shumë e lehtë dhe investim i leverdishëm

A dëshironi ta lexoni Kuranin, fjalën e Allahut të Lartësuar në këtë ramazan? Sigurisht që po. Kjo është më se e mundshme, me lejen e Allahut.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe do të keni vërtet sukses:

Juve ju duhet të lexoni rreth katër faqe e gjysmë pas çdo namazi.

Le të bëjmë një llogari të thjeshtë:

4.026 (numri i faqeve) × 5 (numri i namazeve) × 30 (numri i ditëve) = 603.9 (numri i faqeve të Kuranit)

Subhanallah!

Asnjëherë nuk e paskemi llogaritur se kaq lehtë mund ta lexuakemi Kuranin për një muaj!

E këtë, fare mirë mund ta bëjmë çdo muaj, duke shpenzuar disa minuta pas çdo namazi.

Shumë e lehtë! Vërtet, shumë e lehtë dhe investim i leverdishëm!

Nëse jeni të zënë, për dy muaj ju mund ta lexoni Kuranin duke lexuar nga dy faqe pas çdo namazi.

A mund ta mendoni?

Ju kujtojmë që për çdo shkronjë  që lexoni nga Kurani keni dhjetë sevape.

Ç’thoni nëse lexoni një fjalë, një rresht, një faqe, një sure, të gjithë Kuranin?!

Ë, e pra, mos humbisni kohë të mendoheni gjatë, fillojeni që tani  që të fitoni shpërblime të panumërta dhe të gjeni kënaqësi shpirtërore.

Përgatiti:Kamer Ibishi

 


Coment

No comments found.