82.Suretu El Infitar

82.Suretu El Infitar

 

82.Suretu El Infitar 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. E kur të çahet qielli. 
2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet. 
3. Dhe kur të përzihen detet. 
4. Dhe kur të trazohen varret. 
5. Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa! 
6. O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? 
7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. 
8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi! 
9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë. 
10. Kurse ndaj jush janë përcjellësit! 
11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. 
12. Ata e dinë se çka punoni. 
13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet). 
14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem. 
15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin). 
16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij. 
17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit? 
18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit? 
19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!